Lajme

Reduktimet e energjisë elektrike në vend: Vjen lajmi i fundit nga KEDS-i

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 19 August 2022

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, ka deklaruar se këtë të premte pritet që të ketë përmirësim të situatës me energjinë.

“Ne ishim në pritje gjatë ditës së djeshme për përmirësim të situatës, nuk u bë dje – po presim sot”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se sistemi energjetik është në kolaps pasi që shumat e ndara për subvencionim të energjisë elektrike nuk janë ekzekutuar deri më tani.

-Advertisement-

“Na pret një dimër i vështirë pasi bëhet fjalë për një krizë energjetike që është globale. Ajo që na përket neve është kursimi pasi një pjesë të konsiderueshme të energjisë e prodhojmë vetë dhe për këtë duhet të kujdesemi në kursim. Kursimi është gjëja më e mirë”.

Çmimi aktual i një megavati rrymë në tregjet ndërkombëtare sillet rreth 600 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera