Rozë

Redoni-Eglit nga studio: Mezi pres të shoh sytë e ty, fitorja ime ishte të të njihja ty

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 28 December 2024

Pasi u largua papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për herë të parë sot me Eglin, një nga banoret me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë.

Ai i tha se e ka marrë malli dhe po ashtu, se mezi pret të shohë sytë e saj.

Egli nga ana tjetër tha se nuk e priti mirë largimin, por e mirëkupton nëse është për të mirën e Redonit. Ajo u shpreh se mezi pret ta takojë.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/YouTube

Redoni: Zemra ime.

Egli: Zemër. Më ka marrë shumë malli.

Redoni: Edhe mua. Dua të të them disa fjalë, unë nuk jam aty, vendosa të largohem, jam mirë mos u shqetëso. Fitorja ime në këtë Big është vetëm që kuptova se një vajzë si ti, mund të ekzistojë. Dua të të them vetëm se shpresoj të fitosh sepse vlerat e tua mund të shihen dhe pa skema e debate.

Egli: E prita pak keq, por nëse kjo është për të mirën tënde, ashtu qoftë. Ishte njeriu i vetëm që më dha një gjendje rehatie, mezi pres të të takoj, Unë të dua shumë.

Redon: Të kam thënë që sytë nuk gënjejnë dhe unë mezi pres t’i shoh të tutë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera