Kuzhina

Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 01 November 2019

Përbërësit

4 racione mish viçi

500 gr makarona elb

-Advertisement-

4 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

1 karotë

3-4 domate, 1 lk sheqer

1 koncentrat pule

1 gotë verë të bardhë

Kripë, piper

100 gr djathë të verdhë

Përgatitja

Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim mishin e qingjit të spërkatur me kripë. E kaurdisim nga të gjitha anët dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë, transmeton BallkanWeb.

Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë një qepë të grirë imët, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe domaten të grirë në rende.

I trazojmë mirë përbërësit i rregullojmë me pak sheqer, kripë dhe piper dhe më pas shtojmë buljon me koncentrat pule. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë të ulët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera