Rozë

Realizoi foto e zhveshur në pemën e shenjtë, arrestohet blogerja

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 14 April 2023

Një blogere e huaj në Bali u arrestua dhe do të deportohet shumë shpejt në vendin e saj, pasi realizoi disa foto nudo në një pemë të shenjtë për vendasit, që mendohet se është 700-vjeçare.

Aktivistja Ni Luh Djelantik shpërndau në rrjetet sociale fotot ku shfaqej një vajzë që pozonte pranë pemës së Kayu Putih që ndodhet në pjesën e pasme të tempullit të Tabanit, 23 km në veri të Denpasar.

Imazhet u bënë virale dhe vunë në lëvizje autoritetet të cilat ndaluan blogeren, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije.

-Advertisement-

“Mendon se është bukur të dalësh nudo në vendet tona të shenjta? Kthehu në vendin tënd nëse nuk respekton traditën dhe kulturën tonë”, shkoi aktivistja përkrah fotove.

Një ngjarje e ngjashme është shënuar dhe një vit më par kur influencerja ruse, Alina Fazleeva u deportua nga autoritetet në Bali pasi edhe ajo pozoi nudo pranë pemës së shenjtë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy