Realizim i planeve dhe përfitime të mëdha financiare, këto shenja paskan shumë fat sot
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 16 May 2021
Dashi
Kalimi i kohës me fëmijët tuaj do t’ju ndihmojë të hiqni stresin e javës. Energjia pozitive shpirtërore dhe emocionale që fitoni, do të jetë një përvojë terapeutike për ju. Do të ketë një forcim të pozicionit tuaj financiar.
Demi
Disa plane të rëndësishme do t’ju realizohen duke ju sjellë fitime të reja financiare. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre. Ndikimet romantike në jetën tuaj do të jenë të forta sot.
Binjakët
Mbani nën kontroll emocionet tuaja, pasi shumë lumturi gjithashtu mund të çojë në probleme të papritura. Mos u tregoni të ashpër me partnerin/partneren tuaj,pasi mund të shkatërroni gjithçka në jetën tuaj në çift. Mund të diskutoni për situatën aktuale në jetën tuaj me një koleg të afërt, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni të çliruar.
Gaforrja
Sot mund të përfshiheni në aktivitete që lidhen me pronat, pasuritë e paluajtshme apo aktivitete me natyrë kulturore. I dashuri/e dashura juaj do të përpiqet t’ju bëjë të maksimalisht të lumtur. Fuqitë tuaja të mprehta të vëzhgimit do t’ju ndihmojnë të qëndroni përpara të tjerëve.
Luani
Ndarja e lumturisë me të tjerët do t’ju mbushë me energji pozitive. Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë dhe të mbani një standard të qëndrueshëm të jetesës, atëherë duhet të jeni të vëmendshëm në lidhje me financat tuaja. Planifikoni diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni këtë sa më romantike.
Virgjëresha
Diskutimi i çdo ndryshimi me anëtarët e tjerë të familjes, do t’ju ndihmojë të përmbushni qëllimet tuaja. Shumë nga shqetësimet tuaja thjesht do të zhduken sot. Do ta ktheni kohën përsëri në vitet tuaja të adoleshencës me partnerin/partneren tuaj, duke kujtuar kohët argëtuese.
Peshorja
Sot ju duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturinë mes miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Në fillim të ditës, ju mund të pësoni një humbje financiare që mund të prishë pjesën tjetër të ditës për ju. Mos ndiqni fantazitë, përpiquni të jeni realist në të menduarit tuaj.
Akrepi
Dita juaj sot do të zhytet në ngjyrat e dashurisë, por ju mund të debatoni me të dashurin tuaj për një çështje nga e kaluara gjatë mbrëmjes. Do të jetë ditë përgjithëisht me fat, pasi gjërat duket se do të shkojnë në favorin tuaj.
Shigjetari
Ju mund të shqetësoheni nga problemet shëndetësore sot dhe kjo mund të kërkojë një formë të kujdesit mjekësor. Jeta juaj e dashurisë mund të marrë një kthesë magjike, thjesht lëri gjërat të rrjedhin vetë dhe shijoni dashurinë. Shmangni marrjen e ndonjë vendimi të nxituar që ka gjasa të çojë në keqardhje më vonë.
Bricjapi
Mundohuni të tregoheni të duruar gjatë ditës së sotme. Sot mund të debatoni me dikë të afërt dhe çështja mund të përshkallëzohen. Do ta keni të vështirë të kënaqni prindërit tuaj.
Ujori
Sot dashuria juaj do të ketë një fuqi magjike, kurative për partnrin/partneren tuaj. Mund të ketë tension, kur disa ndryshime mund të shfaqen mes jush dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë. Mos nisni asnjë projekt të ri nëse nuk keni mbaruar punën tuaj të mëparshme. Mosrespektimi i kësaj ka potencialin të çojë në probleme.
Peshqit
Një plan udhëtimi mund të shtyhet për shkak të një çështjeje shëndetësore në familje. Për beqarët e kësaj shenje, gjithçka do të shkëlqejë rreth jush! Zgjidhni shoqërinë tuaj më me mençuri.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...