Sport

Reali në vështirësi për ta transferuar Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 01 December 2020

Tash e një kohë Real Madridi shihet si destinacioni perfekt për Kylian Mbappen, por si duket gjërat tashmë janë vështirësuar, shkruan Gazeta inFokus.

Koronavirusi ka shkaktuar telashe të mëdha financiare në të gjitha klubet, përfshirë këtu edhe ‘Mbretërit’.

Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, ‘Los Blancos’ nuk kanë mundësi të përballojnë financiarisht blerjen e francezit.

-Advertisement-

Të gjitha klubet po hasin në vëshitrësi për blerjen e lojtarëve, prandaj ‘Santiago Bernabeu’ nuk është i gatshëm të transferoj 21 vjeçarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera