Reali largon Lopeteguin, pasuesi nuk është Conte

Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 30 October 2018
Reali i Madridit ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare për mediat, të shpërndarë mbrëmjen e sotme, se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julen Lopetegui.
Gjithsesi, lajmi më i bujshëm i mbrëmjes së sotme është se trajneri i ardhshëm i “Los blancos” nuk do të jetë i shumëpërfoluri Antonio Conte, por ish futbollisti madrilen, argjentinasi Santiago Solari.
Italiani kishte ndërprerë kontratën që kishte me klubin londinez të Chelseat dhe priste përfundimin e El Classicos, për të marrë drejtimin e Realit të Madridit, pasi ishte njoftuar më herët se sfida me Barcelonën ishte testi i fundit për Lopeteguin.
Gjithsesi, për arsye që ende nuk janë të qarta, presidenti Perez vendosi t’i besojë një rol tranzitor Solarit, që deri tani kishte mbajtur postin e trajnerit te Real Madrid Castilla, që militon në ligën e tretë spanjolle.
Paraprakisht thuhet se Conte dhe Perez nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket pagës së italianit, por nuk janë të pakta edhe zërat që flasin për një veto kundër ish teknikut të Chelseat, nga ana e kapitenit Sergio Ramos.
Ndërkohë, mediat pranë klubit madrilen flasin për një emërim të përkohshëm të Solarit në këtë post, në pritje të ndërprerjes së kampionatit në mes të Nëntorit, ku do të tentohet afrimi i trajnerit aktual të Belgjikës, Roberto Martinez.
Sa i përket Lopeteguit, ai nënshkroi me Realin vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit botëror, gjë që irritoi drejtuesit e Federatës Spanjolle, të cilët e shkarkuan pak orë para debutimit të Spanjës në “Rusi 2018”.
Aventura e Lopeteguit nisi mirë, me disa fitore radhazi, por javët e fundit skuadra kishte humbur shkëlqimin dhe po përballej me një sërë humbjesh, që kulmuan me atë 5-1 ndaj Barcelonës, në El Classicon e të dielës.

Të tjera
-
Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes trenit dhe ...
-
Çdo vendim i Kurtit nga 27 marsi “i paligjshëm dhe antikushtetues”: LDK nis përgatitjen e kallëzimeve penale
Situata është e pastër kushtetuese dhe ligjore, Albin Kurti është veç deputet...
-
Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar f...
-
Këta janë dy policët që dyshohet se i kërkuan para një ngasësi për ta shpëtuar nga gjoba
Dy zyrtarë policorë në Pejë janë arrestuar dhe ndaluar me vendim të Inspektor...
-
IPK arreston dy zyrtarë policorë, dyshohet se i kërkuan një shumë monetare një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot informacione nga një qytetar i ...
-
Ambasadori finlandez: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka thënë se është shumë e r...
-
Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtimin e bukës
Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind nga Zyra e Rregullatorit pë...
-
Abdixhiku uron Pashkët: Le të jetë kjo ditë feste një moment i veçantë paqeje dhe dashurie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Pashkët ...
-
Kurti uron Pashkët: E diela e Pashkës është dita më e madhe
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar pashkët për të gjithë...
-
E rëndë- Ky është i riu që vdiq nga aksidenti rrugën Prishtinë- Ferizaj
Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një ve...
-
Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit që k...
-
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se sipas projeksioneve t...