Sport

Reali kërkon t’i rrëmbejë Benficas talentin 18-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 20 February 2019

Futbolli portugez po njeh një brez të ri me talente dhe një prej tyre konsiderohet si Ronaldo i ardhshëm. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Jota të Benficës, i cili ka një klauzolë largimi 30 milionë euro dhe menjëherë Real Madridi është hedhur në sulm duke ofruar 18 milionë euro, por që është refuzuar.

Jota është shpallur kampion Europe me Portugalinë U-19, ku u shpall lojtari dhe golashënuesi më i mire i turneut, ndërsa këtë vit po integrohet në ekipin e pare të Benficas. Drejtuesit e klubit portugez kanë nisur bisedimet me lojtarin për rinovimin e kontratës me synim për të rritur klauzolën në 80 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera