Sport

Reali ka shënuar më pak gola se Morata, James e Mariano

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 25 September 2017

Tre lojtarët që janë larguar gjatë kësaj vere Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Mariano Diaz kanë shënuar 12 gola këtë sezon, një më shumë se sa Real Madrid në La Liga.

Kampioni i Spanjës, Real Madrid nuk e ka nisur shumë mirë sezonin në La Liga, ku pas gjashtë javësh është shtatë pikë mbrapa Barcelonës.

Për më keq, ata në këto gjashtë ndeshje kanë shënuar 11 gola, 9 më pak se sa Barcelona në vendin e parë.

11 golat e Realit janë më pak se sa treshja e lojtarëve që janë larguar gjatë kësaj vere Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Mariano Diaz, të cilët kanë shënuar 12 gola.

-Advertisement-

Morata ka shënuar 6 gola me Chelsean, Mariano 5 me Lyonin dhe James një gol për Bayernin. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera