Sport

“Reali e dëshiron Neymarin”, Casemiro ndez spekulimet për transferimin e sulmuesit në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 24 July 2022

Casemiro ka ftuar bashkëkombësin e tij, Neymar, që t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar të kësaj vere.

Pavarësisht se kohët e fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Paris Saint-Germain, Neymar është i lidhur me një largim nga klubi francez këtë verë.

Ka pasur spekulime se kampionët francezë po kërkojnë shitjen e tij, për të kursyer edhe nga paga e tij.

-Advertisement-

Casemiro ka ndezur spekulimet tashmë edhe më shumë, pasi ka bërë thirrje që 30-vjeçari t’i bashkohet Real Madridit.

“Neymar mund të luajë për çdo ekip në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, Real Madridi e dëshiron atë. Mirë?”, tha ai për programin “Circulo Grande” të “SporTV”, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse Casemiro është i etur që bashkëkombësi i tij t’i bashkohet atij te “Los Blancos”, Neymar mund të hezitojë t’i bashkohet rivalëve të përbetuar të Barcelonës pasi ka kaluar katër vjet me gjigantët katalunas.

Megjithatë, siç qëndrojnë gjërat tani për tani, Neymar do të fillojë sezonin 2022/23 me PSG-në, teksa mbetet të shihet nëse do të përfshihet në ndonjë lëvizje këtë verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera