Sport

Real Madridi nxjerrë barazim ndaj Monchengladbachit në minutën e fundit të takimit

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 27 October 2020

Real Madridi ka shpëtuar nga humbja në minutat e fundit të takimit ndaj Borussia Monchengladbach, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte Casemiro ai, i cili realizoi në minutën 90+3’ për rezultatin 2-2 për ta nxjerrë një barazim për madrilenët nga ky udhëtim në Gjermani.

Të dy golat për skuadrën gjermane i ka realizuar Marcus Thuram në minutën e 33’ dhe 58’, ndërsa golin tjetër për spanjollët shënoi Karim Benzema në minutën e 87’

-Advertisement-

Pas kësaj barazimi Borussia Monchengladbachi renditet i dytu në Grupin B me dy pikë, ndërsa Reali i fundi me 1 pikë.

Ndeshjen e radhës Gladbachi e luan në udhëtim të Shakhtar Donetski, ndërsa Reali e pret Interin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera