Sport

Real Madridi mund Levantën, por vuan në pjesën e dytë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 14 September 2019

Real Madridi e ka mposhtur Levantën, me rezultat 3-2, të shtunën në “Bernabeu” në kuadër të javës së katërt të La Ligës.

“Mbretërit” u shfaqen ekip më i mirë se skuadra mike, sidomos në pjesën e parë kur shënoi tre golat, raporton RTKLive.

Karim Benzema (25’, 31’), shënoi dygolësh, derisa një gol për skuadrën e Zinedine Zidanes e realizoi Casemiro (40’).

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, Reali pas epërsisë prej 3-0, sikur u vetëkënaqe, ra nga ritmi i lojës, të cilën e shfrytëzuan futbollistët e Levantës që shënuan dy herë. Fillimisht Mayoral (49’) ngushtojë epërsinë e nikoqirëve në 3-1, kurse, Melero (75’), realizoi golin e dytë për mysafirët, dhe kjo ishte krejt çfarë bëri Levante.

Pas kësaj fitore, Real Madridi ngjitët në pozitën e dytë me tetë pikë, një më pak se lideri i tabelës, Atletico Madrid, kurse, Levante renditet e pesta me gjashtë pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera