Sport

Real Madridi kompletohet për finalen e madhe kundër Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 15 May 2018

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te finalja e madhe e Kampionëve ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool, Zinedine Zidane do të ketë të gjithë lojtarët e tij në dispozicion për këtë përballje të madhe, shkruan infokusi.

Dy dilemat e Zidane Cristiano Ronaldo dhe Carvajal tanimë janë rikupreuer dhe do të jenë të gatshëm pr sfiden e cila zhvillohet në Kiev.

LEXO EDHE: Vendimi për stadiumin, detaje nga takimi MKRS, Komuna, Punëkryesi, FFK dhe FC Prishtina

-Advertisement-

Ronaldo është shëruar plotësisht pas atij lëndimi që kishte pësuar  në El Clasico dhe Carvajal gjithashtu ka përfunduar praktikisht shërimin e tij pas problemit të muskujve që e detyroi atë të zëvendësohet në pjesën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.

Pasi Ronaldo dhe Carvajal pritet të jenë plotsisht të gatshëm gjatë javës, Reali do të marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar që ekipi i tyre të qëndrojë i përshtatshëm dhe i kujdesshëm, sepse një dëmtim i ri nuk do të mund të rikuperohet në kohë për finalen e madhe e cila zhvillohet me 26 maj. /infokusi.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera