Sport

Real Madridi, 100 milionë funte për Hazardin

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 01 June 2017

Real Madrid po kërkon me ngulm futbollistin e Chelseat, Eden Hazard dhe madje janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë funte.

Gjigandi spanjoll dëshiron të bëj një ofertë të çmendur për belgun, duke e bërë atë, lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton zeri.info

Kampionët e Spanjës duan që ta përforcojnë skuadrën pavarësisht se çfarë ndodhë në finalen e së shtunës ndaj Juventusi.

-Advertisement-

Disa burime brenda klubit madrilen thonë se janë zhvilluar disa takime mes klubit spanjoll dhe përfaqësuesve të Eden Hazardit.

Belgut i është premtuar një rol, si mesfushor ofanziv pas treshes së sulmit, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe uellsianit, Gareth Bale. Përveç Hazardit spanjollët janë në kërkim edhe të portierit, David De Gea./Zëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera