Sport

Real Madrid – Salah, vjen lajmi që askush nuk e ka pritur

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 01 August 2018
Real Madrid mund të bëjë një lëvizje sensacionale për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.
Portugezi pas nëntë viteve qëndrim te Real Madrid, u largua për të kaluar në futbollin italian te Juventusi.

Pas zgjatjes së tepërt të bisedimeve me Chelsean për Eden Hazard dhe dështimin për të arritur një marrëveshje, Real Madrid ka vendosur të shikojë kah alternativat tjera.

‘El Pais’ raporton për një disponim te Real Madrid për të tentuar transferimin e Mohamed Salah.

Ylli egjiptian në vitin e parë te Liverpool ishte lojtari me paraqitjet më të mira, duke ndihmuar ‘The Reds’ që të arrijnë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera