Sport

Real Madrid pret në shtëpi skuadrën e Shakhtar Donetsk

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 November 2021

Me fillim nga ora 18:45 do të zhvillohet ndeshja mes gjigandit spanjoll Real Madridi dhe skuadrës së Shakhtar Donetsk, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat u takuan në xhiron e fundit në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”, ku Reali e shkatërroi me rezultat të thellë 5:0 Shakhtarin, përcjell KosovaPress.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin D, “Galaktikët” zënë vendin e dytë në tabelë me gjithsej gjashtë pikë, aq sa ka edhe Sheriff Tiraspol në pozitën e parë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, skuadra e Shakhtar Donetsk pozicionohet në fund të tabelës, ku pas tre xhirove ka arritur të arkëtoj vetëm një pikë.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Bale, Ceballos, Diaz, Rodrygo dhe Valverde, kurse te Shakhtari nuk do të paraqiten Konoplyanka, Moraes, Pedrinho dhe Traore.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr

Shakhtar Donetsk (4-3-3): Trubin; Dodo, Kyvtsov, Marlon, Ismaily; Maycon, Stepanenko, Antonio; Tete, Fernando, Solomon

Grupi D

18:45 Real Madrid – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera