Sport

Real Madrid planifikon rinovimin e kontratës për Modric

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 08 December 2021

Gjigandi spanjoll dëshiron që ta mbajë mesfushorin veteran në skuadër.

Krerët e Real Madridit janë duke planifikuar që të rinovojnë kontratën e mesfushorit kroat Luka Modric deri në qershor të vitit 2023, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Qëllimet e klubit kanë qenë të qarta gjithmonë që dëshirojnë ta mbajnë yllin kroat në skuadër pas paraqitjeve tejet të mira, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Modric konsiderohet lojtar kyç i formacionit të trajnerit Carlo Ancelotti dhe i krerëve të “Galaktikëve”.

Këtë sezon, Modric ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin, duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera