Sport

Real Madrid-Liverpool, ja kur u zhvillua finalja e fundit mes tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 23 May 2018

Pas 27 viteve, Real Madrid dhe Liverpool takohen në një finale të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Me 27 maj 1981, një gol i shënuar nga Alan Kennedy në minutën e 82-të i bëri anglezët kampion në Parc des Princes.

Ishte nata e fundit e zezë për Los Blancos në Evropë.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ky është hoteli ku do të vendoset skuadra e Realit për finalen e madhe në Kiev (FOTO)

Ishte përpjekja për ta fituar titullin e shtatë dhe tani kanë një rast që të hakmerren në Kiev.

Gazetat pas ndeshjes

Real Madridi  tani është në kërkim të titullit të 13 në Ligën e Kampionëve, ndërsa Liverpool do ta kërkojë të gjashtin.

Që atëherë, Liverpooli ka fituar dy tituj, kundër Romës (1984) dhe kundër Milanit (2005), ndërsa ka dy,  me Juventusin (1985) dhe me Milanin (2007).

Liverpooli drejt trofeut

Real ka fituar të gjashtë titujt që pastaj i ka luajtur, kundër Juventusit (1998 dhe 2017), Valencias (2000), Leverkusenit (2002) dhe Atletico Madridit (2014 dhe 2016).

Në atë natë ku mbretërit humbën në formacionin kishin lojtarë si: Agustin; Garcia Cortes, Sabido, Garcia Navajas, Camacho; Del Bosque, Angel, Stielike, Juanito, Santillana dhe Cunningham.

Trajner ishte serbi Vujadin Boskov, i cili e bëri vetëm një ndërrim në minutën e 87-të, ku Pineda zëvendësoi Garcia Cortesin.

Liverpool pas ndeshjes duke festuar

Miguel Angel, Isidro, Garcia Hernandez dhe San Jose nuk luajtën në këtë ndeshje.

Liverpool në formacion kishte emra si Clemence; Neal, Hansen, Thompson, Alan Kennedy; McDermott, Souness, Ray Kennedy, Lee, Dalglish dhe Johnson.

Edhe Liverpooli kishte bërë vetëm një ndryshim me trajnerin legjendar Bob Paisley.

Alan Kennedy kishte shënuar golin me një goditje të fuqishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera