Lajme

Reagon zyra e kryeministrit pas vendimit për mosmbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 January 2022

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me mos lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se qëndrimet e Qeverisë Kurti janë edhe veprime siç edhe kishte paralajmëruar kryeministri me 29 dhjetor të vitit 2021.

“Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Po ashtu, ai tha se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera