Sport

Reagon trajneri i përfaqësueses sonë, Driton Kuka

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 24 March 2018

Serbia e ka tërhequr xhudisten Anja Obradovic nga turneu, sepse kundërshtarja e saj ishte Laura Fazliu nga Kosova, shkruan infokusi.

Në lidhje me këtë ka reaguar  trajneri i përfaqësueses sonë, Driton Kuka.

Ky është reagimi i trajnerit.

-Advertisement-

Sot edhe në sportin e xhudos politika ndërhyri!
Garuesja e Serbisë Obradoviq u terhoq nga lufta me garuesen tonë Laura Fazliu që do duhej nesër të ndodh në Kupën Evropiane për junior në Sarajevë!
E veçanta është që sot Flaka Loxha gjendet në gjysëmfinale pas dy fitoreve dhe atje duhet të ndeshet prapë me një garuese nga fqinji ynë verior!
Flakës suksese e ne nuk e dëshirojmë fitoren pa luftë dhe shpresoj që do mbahet meçi në gjysëmfinale!
Foto nga arkivi!
Flaka ulur e para nga e majta!
Në Sarajevë gjendet Fatos Tabaku asistenti im per te rinj dhe gara do kenë edhe Erza sot e Laura e Shpati Zekaj neser!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera