Lajme

Reagon Përparim Rama për aktin makabër në Gjinekologji: Kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante

Autori: Ermirë Berisha 20:58 | 30 November 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për rastin e 35 vjeçares e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta inFokus.

Rama përmes një postimi ne faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se kjo ngjarje e tillë duhet të trajtohet urgjentisht nga organet kompetente.

“Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike, ku një grua e re që priste të bëhej nënë, u vra bashkë me foshnjën e saj ende të palindur. Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave brenda një jave dhe kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë. I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë”, ka shkruar Rama./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera