Reagon Përparim Rama pasi një grua u sulmua nga qentë endacakë: Kërkoj bashkëveprim edhe të qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 11 April 2022
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi sot gjatë ditës u bë virale në rrjetet sociale një video ku një grua sulmohej nga qentë endacakë në rrugën C në Prishtinë.
Rama ka thënë se i ka parë me shqetësim këto pamje dhe se kanë ndërmarrë disa veprime në lidhje me këtë çështje, duke treguar përsëri për projektin e trajtimit të qenve endacakë.
“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese”, shkruan i pari i Prishtinës.
Derisa ai ka deklaruar edhe se janë duke punuar për fillimin e ndërtimit të një strehimore për qentë endacakë.
“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem. Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/
E RËNDË: Një grua sulmohet nga qentë endacak në rrugën C në Prishtinë
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....