Lajme

Reagon nënkryetarja e VV-së për shtrëngimin e duarve mes Kurtit dhe Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 17 February 2020

Në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për nder të 12 vjetorit të pavarësië ,mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Këta të fundit në këtë pritje shtrënguan duart e reagimet për këtë ishin të shumta sidomos nga ish anëtarët e VV-së të cilët thanë se Kurti po shkel parimet e tij.

E reagimi për këtë ka ardhur edhe nga Vetëvendosje, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Arbërie Nagavci, Nënkryetarja e Vetëvendosjes duke komentuar veprimin e Kurtit, ka thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete ceremoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo.

“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”, shkruan Nagavci./Gazeta inFokus/

Ky është postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera