Reagon Meha: Agjencia Kadastrale nuk po interferon në punën e Komisionit të Bulliqit
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 19 October 2017
Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin se ka pranuar ndonjë vendim qeveritar për ndalimin e çfarëdo aktiviteti të saj, ose të ketë pranuar ndonjë vendim qeveritar ku ngritën “dyshimet qeveritare për aktivitete paralele” që lidhen me Demarkacionin. Agjencia Kadastrale e Kosovës thotë se është e obliguar që të respektojë vendimet e Qeverisë, por sqaron se derisa një vendim i tillë nuk është marrë, ajo do të vazhdojë veprimtarinë konform mandatit të saj të caktuar me ligjet në fuqi
Sqarim rreth lajmit të botuar në të përditshmen “Koha Ditore” dhe përcjellë më pas edhe nga mediume tjera, me titull “Qeveria dyshon se Meha po zhvillon ‘aktivitete paralele’ rreth demarkacionit”
Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin se ka pranuar ndonjë vendim qeveritar për ndalimin e çfarëdo aktiviteti të saj, ose të ketë pranuar ndonje vendim qeveritar ku ngirteshkan “dyshimet qeveritare për aktivitete paralele”, ashtu si len për të kuptuar titulli i artikulli në fjalë.
Ajo që Agjencia ka pranuar, është një kërkesë që Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (KSHSHMKSH), rrespektivisht kryesuesi i Komisionit z. Shpejtim Bulliqi, ia ka drejtuar Zyrës së Kryeministrit dhe përmes të cilës kërkohet “që Agjencia Kadastrale e Kosovës të mos marrë veprime apo aktivitete brenda apo jashtë shtetit, që do të paralelizonte punën e Komisionit”.
Mandati i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është i rregulluar me ligjet në fuqi, dhe Agjencia vepron vetëm brenda mandatit të saj.
Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk ka, e nuk ka pasur kurfarë aktivitetesh që ndërlidhen me punën e KSHSHMKSH.
Nga ana tjetër sqarojmë se pezullimi i aktiviteteve të AKK-së nuk mund të ndodhë, për shkak se kjo do të shkaktonte kaos në mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, do të stoponte ofrimin e shërbimeve pronësore dhe kadastrale për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës në nivel shteti, e dëme të tjera të cilat assesi nuk mund të lejohen.
Agjencia Kadastrale e Kosovës është e obliguar që të rrespektojë vendimet e Qeverisë, ndërsa deri sa një vendim i tillë nuk është marrë, ajo do të vazhdojë veprimtarinë konform mandatit të saj të caktuar me ligjet në fuqi.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...