Reagon LDK për mesazhet Mihali-Krasniqi: Strukturë kriminale, menaxhuan edhe oraret e reduktimeve të rrymës
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 15 October 2024
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi u publikuan komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Përmes një komunikate për media, LDK ka thënë se raportimet vërtetojnë shqetësimet për aktivitete kriminale, punësime të paligjshme dhe tenderë sekretë.
“Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së këndejmi në aferat korruptive të Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, vërtetojnë se shqetësimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës për aktivitetet kriminale, punësimet e paligjshme dhe tenderët sekretë kanë qenë plotësisht të sakta.” – thuhet në komunikatë.
“LDK-ja në vazhdimësi ka folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet, që nëpërmjet një skeme shumë mirë të organizuar e të kontrolluar deri në detaje – nga menaxhimet e komunikimeve ditore, tek oraret e reduktimeve të energjisë elektrike për qytetarët; nga punësimet e paligjshme, deri tek 150 tenderët sekretë – ka organizuar një skemë kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies”.
Në fund, LDK ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat për zbardhjen e këtyre rasteve, duke u bërë tirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm.
“LDK-ja do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë, ligjorë e kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit, të korrupsionit dhe të keqpërdorimeve. Njëkohësisht, LDK-ja i bën thirrje organeve të drejtësisë për hetim të menjëhershëm, që personat dhe struktura kriminale përgjegjëse të dalin para drejtësisë.” – thuhet në fund.
Të tjera
-
Mendim Rugova tregon se në këtë ditë të javës do të bie borë
Nga nesër mbrëma më shumë shi, të enjten borë dhe erëra të fuqishme Mendim...
-
Djali i Haxhi Shalës nga Haga: Ai e di që betejën e ka të fituar
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Përme...
-
Ish Ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut emërohet Zv/Sekretare e Përgjithshme e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi të martën ish Ministren e...
-
Hill thotë se duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të ...
-
E dhimbshme: Vdes një grua e re nga Prishtina
Ka ndërruar jetë Argjira Vout, nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte në Londër, ...
-
Deri më tani vetëm 17 mijë e 462 mërgimtarë të regjistruar për të votuar, Gjermania ua ndalon tubimet partive në territorin e saj
Deri tani, për të marrë pjesë në zgjedhje, janë aprovuar aplikimet e mbi 17 m...
-
Zyberaj thotë se Peci përdori metodat e UDB-ës për ta sulmuar Pacollin, e pyet “ku mbeti dosja?’
Këshilltari dhe një prej njerëzve më të afërt të Behgjet Pacolli, Jetlir Zybe...
-
“Do merrem me sensibilizim”, Monika Kryemadhi heq dorë nga politika?
Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, Monika Kryemadhi i është përgjigjur dh...
-
Incident zjarri në ballkonin e një banese në Ferizaj, Policia jep detaje
Në ballkonin e një banese në Ferizaj ka pasur incident zjarri sot. Zjarri ...
-
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit Edon Zhegrova
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Lul...
-
LDK-ja me aderim të ri, ja merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Kurti viziton Rezidencën e Ibrahim Rugovës pas renovimeve: Po mundohemi të mirëmbajme respektin për figurat qendrore historike
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Rezidencen e Presidentit...