‘Dha 200 mijë euro për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit’, rinia e LDK-së bën kallëzim penal për ministrin Peci dhe deputeten
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 19 November 2024
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli së bashku me kryetarin e rinisë të kësaj partie, Paris Gurin kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit dhe deputetes të partisë në pushtet, Fitore Pacollit.
Guri ka shkruar se padia është bërë në lidhje me rastin që u zbulua nga rinia e LDK-së ku po dyshohet se ministri Peci ndau grant prej 100 mijë eurosh për biznesin e vëëlait të deputetet Pacolli, katër ditë pasi u regjistrua në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesveve të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Po ashtu edhe për rastin që u publikua në media se ministri ndau edhe 100 mijë euro të tjera për dajën e deputetes në fjalë.
Njoftimi i plotë:
“Sot, bashkë me Sekretarin e Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon N. Pacolli, dorëzuam në Prokurorinë Themelore, kallëzim penal për ministrin e bujqësisë, Faton Pecin dhe deputeten e pushtetit, Fitore Pacolli.
Ata bashkarisht ndanë 100.000 euro grant për vëllaun e deputetes Fitore Pacolli njëherit edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi, fakt ky i cili e bën akoma më shqetësues rastin, përvec skandalit me vëlla, Fitore Pacolli bashkë me Faton Pecin ndanë edhe 100.000 euro të tjera për dajën e Fitores.
Paraja publike po keqpërdoret në mënyrë brutale, e këtë nuk e tolerojmë. Andaj kërkojmë nga Prokuroria hetim të menjëhershëm të rastit.
Nuk do të ndalemi deri sa taksat tona, paratë që u takojnë bujqëve të kthehen cent më cent.”

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























