Fokus

Reagon kundërkandidati për kryetar të Preshevës: Pse mandati i Ardita Sinanit s’do të zgjasë shumë ani pse u përkrah fuqishëm nga Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 03 June 2024

Kundër kandidati i Ardita Sinanit në zgjdhjet në Preshevë, Visar Memeti nga Alternativa ka reaguar pasi humbi zgjedhjet në këtë qytet në garë me këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti.

Memeti në një prononcim për Gazetën INFOKUS ka thënë se është më se e sigurt se zgjedhjet ia fitoi kryeministri Kurti.

Kjo sepse sipas tij në zgjedhje tashmë sërish kryetarja e Preshevës është paraqitur si përfaqësuese e qeverisë së Kosovës dhe jo kandidate dhe kryetare partie.

-Advertisement-

Ndërsa sa i përket humbjes Ragmi Mustafit, Këshilltarit të zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi i cili humbi zgjedhjet në Bujanoc, Memeti ka thënë se kjo erdhi për shkak se kryeministri Kurti fushatën dhe përkrahjen për kandidaten 100% e pati në Preshevë dhe jo në Bujanoc. “Është me se e sigurt se Kryeministri i Kosovës ka ndikuar ne këtë rezultat.


Unë tashmë e kam thënë që Ardita Sinani në këto zgjedhje ka qenë përfaqësuese e Qeverisë së Kosovës, e jo si kryetare partie. Tjetra se pse Ragmi Mustafi nuk pati sukses është se Kryeministri Kurti fokusin e ka pas 100% ne Preshevë e jo në Bujanoc”, ka thënë kryetari i Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Derisa jetëgjatësinë e mandatit të Ardita Sinanit ai e komenton në këtë formë. “Nuk besoj se do zgjasë shumë mandati i saj pasi që do jetë një shumicë me bindje diametralisht të kundërta”, ka thënë shkurt për Infokus, Visar Memeti. Mbrëmë Ardita Sinani shpalli fitoren e saj në Preshevë duke u uruar qytetarëve fitoren e madhe.

Kujtojmë se kryeministri Kurti tre ditë para zgjedhjeve mori pjesë në një tubim madhështor për Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin të dy këshilltarë të kabinetit qeveritar. Madje në këtë organizim morën pjesë shumica e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje. E pas kritikave të shumta që mori kryeministri se si po përkrah vetëm partinë e këshilltares së tij ai tha se shkon aty ku e ftojnë.

Zgjedhjet në Preshevë u mbajtën të dielën me dy qershor ku garuan 6 parti shqiptare dhe një koalicion në mes të dy partive serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera