Lajme

Reagon INDEP: Kush duhet të hetoj kurdisjen e çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 30 March 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) përmes platformës Mbrojtësit e Konsumatorëve, ka reaguar pasi që çmimi i naftës këtë të mërkurë shënoi rritje deri në 1.69 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate nga ky institut kanë thënë se hetimet mbi fiksimin e çmimeve janë mandat i Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, jo i Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gjithashtu, ky Institut ka kërkuar nga qeveria që të sjellë emrat e rinj të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) për ta funksionalizuar atë.

-Advertisement-

“Raportimet e sotme për dyshimet mbi rritjet e dakorduara të çmimit të derivateve të naftës janë përgjegjësi e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Ky autoritet ka në mandat hetimet lidhur me dyshimet për marrëveshje të fshehta dhe dakordime mes bizneseve për fiksim të çmimeve. Pavarësisht, ky Autoritet mbetet jonfunksional që nga qershori i vitit 2010. Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës, mandat ky ligjor për të cilin është i thirrur”, thuhet në reagimin e
INDEP.

Instituti për Politika Zhvillimore ka thënë se funksionalizimi i AKK-së është shumë i rëndësishëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorëve.

“Funksionalizimi i AKK-së është i domosdoshëm në mënyrë që tregu të rregullohet dhe institucioni të mund të veprojë për mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorëve. Siç e kemi theksuar edhe në reagimet tona të kaluara, funksionalizimi i AKK-së në tregun e tanishëm që po i shkel të drejtat e konsumatorëve dhe po ç’ekuilibron konkurrencën e tillë është çështje që tejkalon çdo agjendë politike. Madje, propozimi i emrave të rinj nga Qeveria nuk ka nevojë as për proces rekrutimi”, thuhet tutje një reagimin e INDEP përmes platformës Mbrojtësit e Konsumatorit.

Madje nga ky institut thanë se qeveria po e shkel ligjin duke mos propozuar emrat e rinjë për Komisionin e AKK-së.

“I rikujtojmë Qeverisë që përpos që nuk po e respekton ligjin, edhe po e shkel atë. Me Ligjin nr. 04/L-226 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/l-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Neni 25, paragrafi 5 thekson se:
“Qeveria, gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit të anëtarëve të Komisionit, ia propozon Kuvendit për emërim ose riemërim kandidatin për anëtarë të Komisionit.” Qartazi, ky afat kohor nuk është respektuar e shkelja veç është thelluar. Është urgjente që Qeveria të kryejë detyrën e saj ligjore – të propozojë 5 emrat e anëtarëve të rinjë të Komisionit të AKK-së, vendim ky që do të ç’bllokonte Autoritetin”, thuhet në komunikatën e Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP)./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera