Lajme

Reagon Gjenerali Dempsey: Deklaratat e Trump për përdorimin e ushtrisë janë të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 05 June 2020

Janë shtuar zërat kundër presidentit Donald Trump për përdorimin e ushtrisë në shpërndarjen e protestave në SHBA. Kësaj radhe ka qenë ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Martin Dempsey që ka kundërshtuar presidentin Trump.

Dempsey duke folur për Radion Kombëtare tha se fjalimet e Trump ishin “shumë shqetësuese” dhe “të rrezikshme”. Trump të hënën kërcënoi se do vendoste ushtrinë për t’i zgjidhur dhunën në protesta.

Kujtojmë që protestat pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd janë përhapur në të gjithë SHBA-në dhe kryesisht janë protesta paqësore. Protestat e dhunshme dhe demostratat u shënuan në kryeqytetin e vendin. Kjo detyroi që perimetri i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë të zgjerohej ditët e fundit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera