Lajme

Reagon edhe Lumir Abdixhiku për referendumin e Serbisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 14 January 2022

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka dekalruar se e konsiderojnë të pa pranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni.”, ka shkaruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera