Reagon Berisha pasi Goran Rakiq përmendi ushtrinë serbe nga kufiri në Jarinje
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 20 September 2021
Ish komandanti i Koshares, Hisen Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i cili pas aksionit të policisë për ndalimin e hyrjes së veturave me targa ‘KS’ nga Serbia kërkoj ndihmë nga Serbia për zgjidhjen e kësaj situate duke përmendur edhe ushtrinë serbe.
Berisha në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të garantuar siguri në Kosovë.
“Çdo provokim që vjen nga Beogradi i kësaj natyre dhe i deklarimeve të sotme duhet ta vë në veprim qeverinë e Kosovës, Këshillin Nacional të Sigurisë që të kërkojnë drejtpërdrejtë nga i autorizuari nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të garantuar sovranitetin territorial dhe stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës e që është prania ushtarake në Kosovë e KFOR-it. Mendoj se kjo është rruga ligjore me të cilën duhet të veprojë qeveria e jo të bëjë kësi ekzibicione me dërgim të forcave me ra në sy sepse policia është brenda detyrës zyrtare cilado qoftë njësia operative që operon në atë vend”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në aksionin që nisi të hënën në mëngjes, njësi speciale të policisë së Kosovës, ndaluan hyrjen e veturave me targa ‘KS’ në Kosovës, dhe e vetmja mundësi për të hyrë në Kosovë do të jetë me targa të përkohshme ‘RKS’, kjo sipas vendimit të qeverisë së Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...