Çfarë po i kanoset Kosovës? Berisha tregon se nga çfarë po mundohet të heq vëmendjen qeveria Kurti me aksionin për targat
Autori: H. Smajli
12:52 | 20 September 2021
Ish komandanti i Koshares, Hisen Berisha ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të qeverisë për të ndaluar hyrjen e veturave me targa ‘KS’ nga Serbia.
Berisha në një intervistë për Gazetën Infokus ka thënë se ky është vetëm një “manipulim” për të tërhequr vëmendjen nga çështje sipas tij më të rëndësishme për Kosovën e që është vizita e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Berishës qeveria Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga deklaratat e Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës para marrëveshjes finale Kosovë – Serbi.
“Unë mendoj se kjo po bëhet për tërheqjen e vëmendjes nga çështja kryesore dhe më e rrezikshme që po i ndodh vendit tonë e që është vizita e Lajçak, takimi me të gjithë pa përjashtim dhe njoftimi i të gjithëve se ai pretendon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës para marrëveshjes finale që do të ishte gabim katastrofal për vendin tonë që të qon në denigrim kushtetues të shtetit të Kosovës sepse është Kushtetuta ajo që e mbrojti Kosovën nga nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin me kompetenca ekzekutive siç e pretendojnë pala serbe”, ka thënë Berisha.
Ish deputeti i PDK-së ka thënë se ky do të ishte fundi i Kosovës, andaj qeveria Kurti po mundohet të tërheqë vëmendjen nga këto zhvillime alarmante dhe shumë të rëndësishme.
“Prandaj çdo tendencë për të quar në drejtim të ndryshimit kushtetues para marrëveshjes finale është shkatërrim dhe zhbërje e Kosovës e këtë synim po mundohen ta fshehin qeveritarët tanë, qeveria Kurti që duke hapur debatin për një çështje që e ka peshën e vet por që s’është me prioritet dhe e rëndësishme pikërisht tani. Pra tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga çështje sekondare dhe tjera siç është çështja e targave me të cilën merremi tash e 7 vite dhe u gjet të reagohet pikërisht sot kur Lajçak e ka dhënë mesazhin e qartë për të gjithë e fatkeqësisht të gjithë lidershipi kosovar kanë heshtur pa përjashtim, përveç kryetari dhe nënkryetari i PDK-së të cilët pak nëpër dhëmbë e kanë potencuar faktin se po kërkohet të shkohet në ndryshime kushtetuese e kjo do të jetë fundi i Kosovës. Këtë po e bën qeveria aktuale me këtë temë që ka hap sot”, ka shtuar Berisha.
Ndërsa sipas tij aksioni i sotëm i policisë është brenda kompetencave dhe diçka që është dashtë të bëhej qysh 7 vite më parë.
“Reagimi i policisë tonë brenda vijave kufitare të Kosovës edhe në pjesën veriore të Kosovës në pikën në Jarinje, është brenda kompetencave dhe detyrave zyrtare që e kanë forcat tona. Është në shërbim të marrëveshjeve teknike. Tjetër reagimet e qeveritareve serbë, dhe zyrtarëve serb Vuçiq e të tjerëve e kanë për qëllim brenda vetes edhe vënien ne provokim të institucioneve të shtetit dhe forcave të Kosovës. Diçka që s’duhet të arrihet në asnjë moment”, ka thënë Berisha.
Aksioni i sotëm i njësive speciale në pikat kufitare për të ndaluar veturat me targa ‘KS’ ka filluar qysh në mëngjes me vendimin e qeverisë së Kosovës, derisa në shenjë proteste qytetarët serbë bllokuan rrugën me kamionë, mirëpo më vonë filluan zbatimin e këtij vendimi duke pranuar targat e përkohshme ‘RKS’./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































