Reagon Bekim Haxhiu: Vendimi i Lushtakut ishte nga mllefi, u nxit nga ata që e quajnë “babë”
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 24 January 2018
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar sot pas vendimit të degës së PDK-së në Skenderaj që ai bashkë me disa anëtarë tjerë të përjashtohen.
Haxhiu thotë se vendimin e marrë nga Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së Skenderaj nuk e njeh, pasi që partia është në proces zgjedhor.
“Nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im në përkrahje të djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre! Për mua kandidimi i Bekim (Hamëz) Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt, ka qenë nderi me i madh që iu është bërë qytetarëve të Skenderajt dhe për mua ishte privilegj angazhimi politik në përkrahje të tij”, thotë Kamishi.
Reagimi i plotë:
Të nderuara Struktura të PDK-së në Skënderaj,
Të nderuar bashkëpartiakë,
Të nderuar votues dhe simpatizantë të PDK-së,
Lidhur me gjoja “vendimin” për shkarkimin tim nga pozita e Nënkryetarit të Degës se PDK në Skënderaj, e shoh të arsyeshme të sqaroj edhe njëherë se unë vazhdoj të jem Deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PDK-së, anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së, anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.
Pasi tashmë e dimë secili nga Ne se PDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe strukturat aktuale e kanë për detyre vetëm të përcjellin këto zgjedhje, duke filluar nga Seksionet e deri tek përzgjedhja e delegateve për Konventën e Partisë, andaj vendimet e grupacioneve të caktuara për “përjashtime”, “shkarkime” nuk kanë kurfarë efekti juridik. Të gjithë jemi në proces të ri zgjedhor në PDK dhe pozicionet tona në strukturën e PDK-së do t’i përcaktoj votuesi ynë.
Çdo mbledhje tjetër e thirrur me nguti dhe pa njoftim paraprak, pa ditur as rendin e ditës, është mbledhje vetëm e individëve të caktuar dhe assesi e Kryesisë se Degës, dhe është në kundërshtim të plot me dispozitat e Statutit dhe Aktet tjera të partisë.
PDK është organizim politik dhe partiak vullnetar dhe ka Aktet e saj të organizimit mbi bazën e të cilave vepron, me synim bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe subjektet tjera në interes të qytetarëve. Andaj, askush nuk mund ta shkarkojë e as përjashtojë askënd, aq me shumë kur nuk ka asnjë arsye dhe asnjë bazë.
E mbi të gjitha, kur je deputeti me votuar për tri mandate radhazi, je anëtar i organit me të lartë të Partisë (anëtar i KD në qendër) , GP tè PDK-së dhe pjesë e çdo organizmi dhe përfaqësimi të Partisë.
Deklarimet nëpër media për gjoja “përçarjen” e degës janë ‘non sens’ i llojit të vet. Si mund të “akuzohen” asamblistët se kanë votuar pa vullnetin e degës Kryesuesen e Kuvendit Komunal, kur ata kanë votuar pikërisht asamblistën me të votuar të PDK-së !?
Nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im në përkrahje të djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre! Për mua kandidimi i Bekim (Hamëz) Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt, ka qenë nderi me i madh që iu është bërë qytetarëve të Skënderajt dhe për mua ishte privilegj angazhimi politik në përkrahje të tij.
Nëse dikujt i ka penguar se ata asamblistë të PDK i janë ofruar për përkrahje Bekim Jasharit, me synim zhvillimin e Skenderajt, prapë është punë dhe mbetet në ndërgjegjen e tyre. Përkundrazi unë mendoj, ashtu siç ka të drejtë djali apo vajza e dikujt të kandidoj dhe behët deputet apo asamblist, edhe ata të rinjë si Fatbardha, Iliri, Dritoni, Fatlumja e të tjerë, kanë të drejtë të japin mendimet dhe qëndrimet politike, andaj “përjashtimin” e tyre mund ta bëjnë vetëm qytetarët me votën e tyre. Askush nuk mundet të “përjashtoj” njerzit me vlera të larta kombëtare, sië janë: Sami Oruqi, Musa Fazliu dhe Azem Gashi, të cilët edhe janë kryetarë të Nëndegëve të PDK-së të zgjedhur me votë të lirë.
Poashtu dua të theksoj, se nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale dhe se bashkëpunimi im me Kryetarin e Degës z. Lushtaku nuk ka munguar kurrë, e kam ndihmuar sa herë që ka pas nevojë, edhe kur ka pas probleme shëndetësore, etj.
Unë kam respektuar në plotni hierarkinë e Partisë si në degë, ashtu edhe në qendër. Njëkohësisht gjithë strukturat dhe votuesit e PDK-s e dinë se në zgjedhjet e fundit kam përkrahur dhe lobuar publikisht për djalin e Samiut, tash kolegun Mërgim Lushtaku.
Ne kemi luftuar për Liri dhe Demokraci, falë Zotit ja kemi dalë dhe sot në Demokraci ka rregulla dhe duhet respektuar mendimet e vendimet e secilit, për ndryshe rrëshqasim drejtë autokracisë dhe humbet kuptimi i lirisë politike.
“Vendimi” i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahë tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij. Servilët e tillë i bëjnë dëme atij dhe Partisë, duke e menduar atë si “BABA” të partisë.
Ndihem krenar që për tri mandate si deputet me iniciativën dhe me mbështetje financiare kam ndërtuar 7 shtëpi për njerëzit me nevojë, kam dhanë 50 bursa për studentë dhe kam ndihmuar çdo qytetarë që kudo që kam pas mundësi. Puna ime vlerësohet nga e gjithë anëtarësia e PDK-së, jo veç në Skënderaj por në mbarë vendin!
Zgjedhjet në parti janë të hapura dhe të lira, secili ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet, por duke respektuar vullnetin e anëtarësisë dhe procedurat demokratike. Gara fitohet me vota dhe lobim, jo me intriga dhe linçim!!!
Unë do vazhdojë të mbes besnik i votueseve të PDK-së dhe na prifë e mbara në zgjedhjet e brendshme!
I juaji,
Bekim Haxhiu
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...