Lajme

Reagon bashkëshortja pas arrestimit të Dardan Molliqajt: Kurti do të shuajë çdo zë opozitar

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 07 September 2021

Ish-ministrja e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë, njëherit edhe bashkëshortja e Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të këtij të fundit, derisa ka shkruar se nevoja e Albin Kurtit për të shuar çdo zë opozitar ka kaluar në absurditet.

Shahini ka shkruar se nëse Albini nuk i shuan protesat me dhunë, për ta përvetësuar kauzën, ai i nxjerrë ministrat e tij në protesta siç ndodhi javë më parë me Albulena Haxhiun kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj,.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Nevoja e Albinit që të shuajë çdo zë opozitar në Kosovë ka kaluar në absurditet. Pesë aktivistët në aksionin simbolik kundër gjykatës së padrejtë speciale – tashmë e shndërruar në gjykatë kundër UÇK-së – u rrahën dhe arrestuan dhunshëm. Në korrik ndodhi e njejta, kur Albini nxorri policinë për të mbrojtur një taksë absurde shtesë të regjistrimit të makinave, të cilën e tërhoqi më vonë.

Para kësaj, u organizua një protestë e vogël kundër hipokrizisë së VV-së e cila bëri fushatë të hapur elektorale, të rrezikshme për shëndetin midis pandemisë dhe menjëherë pasi fitoi zgjedhjet vendosi masa të rrepta duke u thirrur në pandemi, që rezultuan në mbyllje biznesesh dhe gjobitje marramendëse të qytetarëve. Protesta u mbyll me dhunë policore, aq në shpërputhje me aksionin e protestuesve, sa nuk ishte parë që nga koha e UNMIK-ut.

Nëse nuk i shuan me dhunë, Albini nxjerr ministrat e vet në protestë, për ta përvetësuar kauzen, siç ndodhi me daljen e turpshme të ministres së drejtësisë dhe atij të brendshëm në protestat kundër vrasjes brutale të një gruaje të re nga partneri i saj.

Shëndeti i demokracisë në Kosovë është në pikën e vet më të brishtë që nga paslufta. E vetmja fije shprese është fakti që nën pushtetet e dhunshme, pashmangshëm rritet e forcohet opozita. Kështu që paradoksalisht, nevoja dhe hapësira për opozitë të re dhe të zëshme po vjen duke u rritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera