Sport

Reagon Avdullah Hoti, pasi Liverpooli e mposhti Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 28 September 2020

Kryeministrin i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi skuadra që ai pëlqen, Liverpooli, e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’, mposhtën londinezët në shtëpi, në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë, duke arritur kështu tri fitore në tri ndeshjet e para të sezonit të ri.

E kjo fitore e skuadrës nga Anfieldi, e ka gëzuar kryeministrin e vendit tonë.

-Advertisement-

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka shkruar se Liverpooli e ka filluar mirë kampionatin.

“Liverpool 3:1 Arsenal. Fillim i mirë nga Liverpool, tri ndeshje tri fitore”, ka shkruar Hoti në postimin e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që kryeministri i Kosovës bënë postim për ekipin e famshëm anglez.

Hoti njihet si tifoz i flakët i skuadër se drejtuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera