Reagon ashpër sociologu për rrahjen e të moshuarës nga infermierja: Këto shtëpi nuk kontrollohen nga shteti
Autori: Samire Jaha 17:06 | 02 November 2022
Sot është publikuar një video ku shihet se si një infermiere ka rrahur brutalisht një grua të moshuar në një qendër të moshuarve “Orenda” në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.
Në lidhje me këtë sociologu, Rejhan Fejza ka reaguar ashpër duke thënë se shteti ynë nuk ka mekanizma që i kontrollon këto shtëpi e ku fatkeqësisht ky mund të mos jetë rasti i vetëm që ka ndodhur.
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se uron që ku rast të mos jetë vetëm një temë njëditore por kësaj radhe organet shtetërore të shkojnë deri në fund.
“Por, shteti ynë ende nuk ka mekanizma që i kontrollon këto ‘shtëpi’ që ofrojnë shërbime të tilla të përkujdesit apo të kujdesit spitalor dhe rrjedhimisht ky mund të mos jetë rasti i vetëm dhe në fakt mund të përdoret si mjet nëpër shumë institucione të tilla “me kry punë”. Uroj që ky rast të mos jetë vetëm një temë ditore por kësaj radhe organet shtetërore të shkojnë deri në fund me ndjekjen e personave përgjegjës gjithashtu edhe të personave që ndoshta pa dije dëmtuan rëndë privatësinë e pacientit dhe personave rreth ngjarjes duke mos mbuluar fytyrat rrjedhimisht duke shkaktuar pasoja edhe më të rënda në rrethin dhe familjen e viktimës”, ka deklaruar sociologu për Infokus.
Ndryshe ai ka thënë se përdorimi i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike kundrejt një personi tek ne nuk është një veprim i ri.
“Përdorimi i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike, si kërcënim ose e aplikuar, kundrejt një tjetri, person ky deri diku është definicioni i dhunës fizike. Në shoqëritë si e jona nuk është veprim i ri. Fatkeqësisht në shumë raste shihet edhe si veprim edukativ, deri diku edhe njerëz të shkencave të ndryshme provojnë ta arsyetojnë duke e quajtur “instikt natyror”. Dikush dhunën e zgjedh si kusht për domonin ose afirmim të Uni-t mbi tjetrin. Ka të atillë që e zgjedhin edhe si kusht i ekzistencës fizike”, ka shtuar Fejza për Infokus.
E po ashtu sociologu ka shtuar se përkundër kësaj shoqëria jonë nuk duhet të pranoj asnjë arsyeje dhe nuk duhet të lejojmë që ngjarje të tilla të zënë vend tek ne.
“Shoqëria kosovare nuk mund të pranoj asnjë nga këto arsye. Nuk duhet të lejojmë që ngjarje të tilla apo të formave të tjera të dhunës të zënë vend në shoqërinë tonë. Ngjarja e ditës së sotme ka trishtuar çdo shikues dhe ka përcjellur dhunën psiqike apo ngarkesën shpirtërore tek pothuajse çdo lexues. Rrjetet sociale janë pushtuar nga komentet kundër kryeses së veprës”, ka thënë më tej sociologu për Infokus.
Ndryshe në lidhje me këtë rast ka pasur edhe reagime të shumta si nga deputetë/deputete të Kuvendit të Kosovës por edhe nga qytetarët ku kanë nisur një fushatë duke e kërkuar rekrutimin e licencës së infermieres./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...