Lajme

Reagon ashpër deputetja Bajrami pasi një e moshuar u rrah nga infermierja: Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë në asnjë institucion

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 02 November 2022

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër për videon ku shihet se një e moshuar është rrahur nga një infermiere në Qendrën e Pleqve në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”,, ka thënë se është e tmerruar nga lajmi e duke theksuar se të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë apo punojnë në institucione qoftë publik apo privat.

“Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyren më barbare të mundshme. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla. Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegia e tyre është në aksion. Gjest i poshtër, i ulët  dhe barabar! Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Ndryshe ka shtuar se i kërkon falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera