Reagon ashpër Berisha pas kërcënimit ndaj kreut të AAK-së: Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin Ramush Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 18 December 2024
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar ashpër pasi kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj sot u kërcënua me vrasje.
Berisha në reagimin e tij ka pyetur se kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë heroin që dha gjithcka për lirinë e këtij vendi.
Ai ka kërkuar edhe reagimin e qeverisë, presidentes e të parlamentit të Kosovës në lidhje me këtë kërcënim.
“Kush është ai trim që e kërcënon me plumb në ballë, Ramush Haradinajn, një hero e të vetmin njeri të gjallë që ka dhënë krejt e gjithcka për lirinë e këtij vendi. Kush janë ata horra që i yshtin këta zagarë me flliqë me gojë me e gjujt gurin e me e fsheh dorën. Ku janë ata udhëheqës të shtetit që i fusin vesht’ në lesh, e nuk kanë kurajë me u çu kundër kësaj fushate linçuese e kërcënuese antinjerëzore e antikombëtare. Ku është Presidentja, Kryeministri, Parlamenti…”, ka thënë Berisha.
Derisa ai ka shtuar se sot është kërcënuar një hero i luftës dhe dikush që ishte dy herë kryeministër duke pyetur pushtetin se cfarë duhet të ndodhë më shumë që ata ta shohin të arsyeshme të reagojnë.
“Sot është kërcënuar me vrasje një hero i luftës e dy herë kryeministër. Cka duhet të ndodhë më shumë që t’iu ndihet zani juve. Ku është prokuroia, policia apo edhe AKI-a. Kërcënimi ka qenë serioz e publik, nga një person me emër e mbiemër. Cka ju duhet atyre më shumë që ta nisin një hetim e ta shpallin në kërkim një person të rrezikshëm. Mosveprimi mund të trimërojë edhe psikopatë të tjerë. Kjo është ngjarje e rëndë që kërkon reagim institucional e veprim urgjent të organeve të rendit e të ligjit”, përfundon Berisha, njëherish edhe kryetar i Komisonit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.
Ndërsa kujtojmë se ky kërcënim ndaj Haradinajr u bë në rrjetet sociale, ku një person i shkruan se ai meriton “vetëm një plumb të ndryshkt në ball”./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Qeveria i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heq masat sa më ...
-
Osmani: Serbia sulmon fqinjët e saj e pastaj flet për integrime evropiane – ulja në dy karrige s’i kontribuon paqes
Vjosa Osmani, presidentja e vendit ka kritikuar qasjen e Serbisë dhe ka thënë...
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
Shtetet e Bashkuara sanksionuan të mërkurën tre individë dhe katër kompani, p...
-
Shala: Skandali i Qeverisë me rezervat shtetërore është tejet i rëndë, këtë e dijnë edhe Kurti e Rozeta
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka hedhur akuza ndaj Q...
-
Sabit Januzi pranon fajësinë
Edhe Sabit Januzi ka ndryshuar deklaratën e tij nga i pafajshëm në fajtor lid...
-
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se ësh...
-
Hapet një fabrikë e re e prodhimit të tubave metalike në Ferizaj, Kurti e pret shiritin bashkë me kryetarin Agim Aliu
Sot është hapur fabrika e re e prodhimit të tubave metalike “Metal Kosova...
-
SHBA-ja publikon aktakuzën dhe emrat e shqiptarëve të Kosovës, të arrestuar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim
Policia dhe Prokuroria Speciale në bashkëpunim me FBI-në ditë më parë kanë ar...
-
“E bëre burgun me shndritë”, vargjet e Jakup Krasniqit për mbesën që i shkoi për vizitë
Gresë Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar babën e saj që g...
-
Bedri Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem kombëtar për emergjencat mjekësore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me...
-
Ministria e Faton Pecit ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për ‘Darkën e Lamës’
Mbi 7 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Bujqësisë, “Darka e Lamës”, e org...
-
Konjufca në takim lamtumirës me Hovenierin: ShBA-ja, aleati ynë më i madh, do të angazhohemi për të forcuar edhe më shumë raportet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim lamtumirës ...