Sport

Reagon Andrey Shevchenko, pasi UEFA i’a dha Zvicrës tri pikë në tavolinë

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 26 November 2020

UEFA ka vendosur që ndeshja e shtyrë e Ligës së Kombeve ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës e paraparë të zhvillohej me 17 nëntor ti takoj zviceranëve me rezultat zyrtar 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim ishte anuluar për shkak të rasteve të shumta me koronavirus të kombëtarja e Ukrainës.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar përzgjedhësi ukrainas, Andrey Shevchenko, i cili ka thënë se nuk janë përgjegjës për rezultatin e vendosur nga UEFA.

-Advertisement-

“Zvicër-Ukrainë 3: 0. Nuk do ta komentoj vendimin e UEFA-s. Unë thjesht dua të falënderoj ekipin e trajnerëve, stafin mjekësor, UAF, të gjithë futbollistët e ekipit tonë dhe tifozët për profesionalizmin e lartë dhe unitetin me ekipin. Ne nuk jemi përgjegjës për rezultatin”, ka shkruar trajneri i Ukrainës.

Pas këtyre tri pikëve Zvicra ka kaluar në pozitën e tretë, duke i shpëtuar kështu rendjes në Ligë B, kurse Ukraina nga sezoni i ardhshëm i Ligës së Kombeve do të luaj në Ligën B./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera