Reagon Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt

Autori: Gazeta inFokus
19:35 | 25 December 2024
Disa rajone të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Ferizajit Agim Aliu, i cili ka thënë se i gjithë Ferizaj është në terr dhe se kjo gjendje është e pashelbullt.
“Igjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt! Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike”, ka thënë Aliu.
Aliu po ashtu ka thënë se ndonëse përgjatë 7 viteve, Komuna e Ferizajt ka siguruar investime milionëshe në kapacitete të energjisë elektrike, siç është Nënstacioni 110/35/10 kV që do të përurohet më 31 Dhjetor, prapë ferizajasit, përballen me terr.
“Kush do t’i paguaj këto dëme, familjeve e bizneseve ferizajase?”, ka pyetur Aliu.
Ndërsa ka kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS/KOSTT që Ferizaj të trajtohet barabarësisht, që reduktimet e energjisë elektrike të kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund.

Të tjera
-
Time Kadrijaj propozon Albin Kurtin për komision – dështon edhe seanca e 40-të, vendimi i Kushtetueses nuk ka efekt
Seanca e 40-të e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e institucioneve ka për...
-
Organizatat e luftës paralajmërojnë masa ndaj deputetëve: Mjaft me ngërçe politike, luftuam për një Kosovë funksionale
Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – bashkë me Shoqa...
-
Kurti në Shkup, Lushtaku: Së pari punët e shtëpisë – s’është i interesuar për konstituim
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes ...
-
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e sektorit privat në rajon
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimo...
-
Bajrami: VV-ja vazhdon me të njëjtin avaz, edhe sot do t’i dështojë përpjekja për votim të fshehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se edhe në seancën e sotme të Ku...
-
Zemaj thotë se Kurti mund ta keqpërdorë edhe ftesën e presidentes për takim
Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike, ka shprehur akuza drejt kreut të Lëvizje...
-
“Ngritu ore!” – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet dita e dytë e samitit të lider...
-
Nga ora 17:30 pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër në Mitrovicë
Sot pasdite pritet të nisë puna për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, të cilat p...
-
KQZ publikon listën me 945 Qendra të Votimit për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrav...
-
“Votoni si me 2 korrik 1990”: Qytetari proteston para seancës, me thirrje për Haradinajn, Bogujevcin, Limajn e të tjerë
Para fillimit të seancës së 40-të të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të tentoh...
-
Një i vdekur dhe katër të pla*gosur në një sulm me th*ikë në një kompani në Gjermani
Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thik...
-
Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Ban...