Sport

Reago Jose Mourinho pas humbjes shokuese nga skuadra belge

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 29 October 2020

Tottenhami ka befasuar të gjithë sonte, pasi është mposhtur në udhëtim nga skuadra belge, Antwerpit me rezultat minimal 1-0, në sfidën e luajtur në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

‘Spurs’ nuk ishin në natën e tyre, duke dëshpëruar kështu teje mase trajnerin Jose Mourinho, i cili minuta më parë përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social instagram ka reaguar pas humbjes.

Strategu portugez ka shkruar se paraqitjet e dobëta meritojnë rezultate të këqija, duke thënë se shpreson që të gjithë të jenë aq të mëritur sa veti ai për këtë disfatë të papritur.

-Advertisement-

“Paraqitjet e dobëta meritojnë rezultate të këqija, shpresojë që të gjithë në këtë autobus të jenë aq të mërzitur sa unë, nesër stërvitje në 11 të mëngjesit”, ka shkruar Mourinho.

Pas kësaj humbje Tottenhami renditet i dytit në Grupin J me tri pikë, ndërsa Antwerpi i pari me 6-të sosh./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera