Sport

Reagimi i Vedat Muriqit pasi realizoi golin e parë në Serie A me Lazion

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 31 January 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka realizuar golin e parë në Serie A me fanellën e Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi ka shënuar në fitoren 3-1 te Lazios në udhëtim te Atalanta, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në elitën e futbollit italian.

Futbollisti prizrenas u inkuadrua në lojë në minutën e 80’, dhe golin e realizoi pas dy minutave.

-Advertisement-

Pasi e shënoi golin e parë në Serie A, Vedat Muriqi, ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

“I lumtur me golin e parë në Serie A. Le të vazhdojmë tutje”, ka shkruar reprezentuesi kosovar.

Më poshtë keni postimin e futbollist të Lazios./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera