Sport

Reagimi i ‘Skifterave’ pas fitores së Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 19 December 2020

Xhiroja e mbetur e javës së 12-të mes Ballkanit dhe Gjilanit u zhvillua sot, shkruan Gazeta inFokus.

Në Suharekë arritën të triumfonin mysafirët, të drejtuar për herë të parë këtë edicion në Superligë nga Bylbyl Sokoli.

Me rezultat të thellë prej 4 golave, Gjilani arriti të merrte tre pikë të vlefshme falë Ardit Halitit, i cili shënoj hat-trick dhe Darko Nikac.

-Advertisement-

Pas këtij triumfi kanë reaguar edhe tifo-grupi i Gjilanit, ‘Sifterat’, të cilët janë shprehur mjaft të lumtur.

“Nëse kjo frymë e re do të ketë kontinuitet, me pak reforma zhvillimore në organizimin e mbrendshëm do të jemi ekipi më i frikshëm për çdo kundërshtar” kanë shkruar ata në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

Ja dhe postimi i plotë i ‘Skifterave’./Gazeta inFokus/

KF Ballkani 0:4 S.C Gjilani
‘Hila x3
‘Nikaç
Me një lojë me identitet dhe shumë të përgjegjshme sot ekipi ynë na mrekulloi duke dominuar dhe fituar si mysafir!
Nëse kjo frymë e re do të ketë kontinuitet, me pak reforma zhvillimore në organizimin e mbrendshëm do të jemi ekipi më i frikshëm për çdo kundërshtar.
👏👏

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera