Sport

Reagimi i Ronaldos po bënë xhiron e botës, pasi Lewandowski u shpallë lojtari më i mirë i vitit 2020

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 17 December 2020

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2020 nga FIFA, shkruan Gazeta inFokus.

Në ceremoninë e mbajtur këtë të enjte në Zurich të Zvicrës, Lewandowski, fitoi konkurrencën me Lionel Messin e Barcelonës dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit.

Që të tre këta futbollistë ishin në lidhje direkte, pasi ceremonia u zhvillua online për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

-Advertisement-

Në momentin kur Infantino i dha çmimin sulmuesit polak, reagimi i Ronaldos ishte interesant.

Portugezi nuk e priti aspak mirë lajmin se Lewandowski e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2020.

Më poshtë keni reagimin e sulmuesit të Juventusit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera