Lajme

Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pas plagosjes së policit në Veri

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 09 December 2022

Një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan ka thënë se SHBA-të dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, në një prononcim për Zërin e Amerikës.

Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit vijnë pas incidenteve në veri të Kosovës, ku të enjten një polic u plagos në një sulme me armë.

Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

-Advertisement-

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet”.

Siç ka raportuar ekskluzivisht Albanian Post, rritja e tensioneve në Veri të vendit ka pamundësuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve në Veri me 18 dhe 25 dhjetor, dhe pritet që në fillim të javës së ardhshme të bëhet edhe njoftimi zyrtar për shtyrjen e datës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera