Sport

Reagimi i Agim Ademit pasi Kosova U17 promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 30 September 2021

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar.

Qysh në pjesëmarrjen e parë në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian vashat dardane nën 17-vjeç kanë arritur ta fitojnë grupin dhe të promovohen në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2022.

Në ndeshjen e fundit dhe përcaktuese në kuadër të Grupit 1 të Ligës B, Kosova ka shënuar fitore ndaj nikoqirit të ndeshjeve të këtij grupi, Luksemburgut, me rezultat 4:2.

-Advertisement-

Pas këtij suksesi të ‘Vajzave të Arta’ ka reaguar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook është shprehur shumë i lumtur.

Ademi i ka uruar vajzat për suksesin e arritur, si dhe prindërit dhe klubet për përkrahjen e vazhdueshme të çikave të arta të Kosovës.

Më poshtë keni postimin e Agim Ademi në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera