Sport

Reagimi epik i Ismet Munishit ndaj futbollistëve që komentuan situatën politike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 26 March 2020

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka reaguar ndaj futbollistëve të cilët po komentojnë në lidhje më ngjarjet e fundit të politikës në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Pasi Kuvendi i Kosovës rrezoi Qeverinë Kurti shumë futbollist i kanë dalur në përkrahje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

E reagimet e lojtarëve kosovar siç duket nuk i ka pëlqyer teknikut prishtinas.

-Advertisement-

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ftuar futbollistët që mos të komentojë dhe mos të merren kurrë me ngjarjet politike.

Gjithashtu Munishi ka thënë se kush çka lyp ka me gjetë jo veq në politikë por edhe në jetë.

Trajneri i Ballkanit statusin e tij e ka mbyllur me fjalët ‘Unë birit yt Kosovë’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera