Rasti “Veteranët” do të trajtohet sërish në Departamentin e Krimeve të Rënda
Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 27 September 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 shtator të këtij viti ka marr aktvendim me të cilin ka vendosur se kompetent në aspektin lëndor, për zbatimin e procedurës në çështjen penale “Veteranët” është Departamenti për Krime të Rënda.
Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se kryetarja e Gjykatës, Albina Shabani-Rama pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, lidhur me konfliktin e kompetencës lëndore në mes Departamentit Special dhe Departamentit për Krime të Rënda ka konstatuar se kompetent në aspektin lëndor, për zbatimin e procedurës në këtë çështjen penale është Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Gjykate.
“Në rastin lëndor konstatohet se Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka marr aktgjykimin me date 16 prill 2021, ndërsa Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin të datës 21 mars 2022, lëndën e ka kthyer në rigjykim dhe vendosje. Andaj, në rastin konkret meqenëse është mbajtur shqyrtimi fillestar e madje është nxjerr edhe aktgjykimi i lartcekur, lënda do të vazhdojë të shqyrtohet në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj gjykate”, thuhet në aktvendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Departamenti për Krime të Rënda i kësaj gjykatë më 24 maj 2022 ishte shpallur jo kompetente në pikëpamje lëndore, për të vendosur lidhur me këtë lëndë, me arsyetimin se për të vendosur në këtë çështje penale kompetencë lëndore është Departamenti Special bazuar në Ligjin Nr.06/L-054 për Gjykatat.
Departamenti Special në Prishtinë, me të pranuar këtë lëndë ka konsideruar se kjo lëndë duhet të kthehet për t’u proceduar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me arsyetimin se është kompetencë lëndore e këtij departamenti.
Ndërkaq, Gjykata e Apelit ka konstatuar se lidhur me konfliktin e kompetencës për këtë çështje duhet të vendoset nga Gjykata e Shkallës së Parë, me arsyetimin se këtu nuk kemi të bëjmë me kompetencë territoriale por me caktimin e lëndëve brenda gjykatës.
Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special nëpërmes parashtresës me 27 korrik 2022, ka konstatuar se lidhur me konfliktin e kompetencës në rastin lëndor, kjo çështje duhet t’i dërgohet Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se këtu nuk kemi të bëjmë me kompetencë territoriale por me caktimin e lëndëve brenda gjykatës sipas nenit 21 të KPPRK-së, ku gjykata e shkallës së parë duhet të merret për bazë si dhe të veprohet konform Udhëzimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykata e shkallës së parë duhet të ketë parasysh dispozitën ligjore të Ligjit për Gjykatat, andaj shkresat e lëndës i ka kthyer pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në aktvendim.
Ndryshe, “më 5 qershor 2022 kishte raportuar se gjykatësi Gazmend Bahtiri është caktuar të jetë kryetar i trupit gjykues në këtë rast.
Gjykata e Apelit në arsyetimin e vendimit ka theksuar se ka gjetur se shkalla e parë ka vërtetuar në mënyrë të gabuar faktin më thelbësor që ka të bëjë me miratimin e listave nga komisioni, në rastin ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Ndryshe, me aktgjykimin e 16 prillit 2021, të akuzuarit ishin liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., Rr.B., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J., janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK“, thuhet tutje në komunikatë.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues më 19 janar 2021.
Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.
Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.
Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Listës së personave të akuzuar i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar gjykatës, që ta lëshonte masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.
Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.
Të tjera
-
Hykmete Bajrami: Donika Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk mu përgjigj në asnjë pyetje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar dekl...
-
Këta janë dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen në Gjilan
Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të...
-
Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore në Burgun e Prishtinës
Prishtinë-Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gj...
-
Tre fëmijë u gjetën të vdẹkur në Francë, nëna shpallet në kërkim
Një hetim për krimin e “vrasjes me dashje” u hap dhe iu besua xhandarëve të b...
-
Lutfi Haziri i bindur: LDK nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Lutfi Haziri ka përsëritur qëndrimin se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e p...
-
Del video e re e therjes me thịkë në Ferizaj (kujdes, pamje të rënda)
Klan Kosova ka publikuar një video ku shihet i dyshuari i therjes së katërfis...
-
Nga Asociacioni i komunave të Kosovës thonë se ndërtimet janë rritur, por shitjet kanë rënë deri në 60%
Edison Tërnava nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka folur për sektorin e...
-
Hekuran Murati tha se “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”, Lufti Haziri e konsideron “Budallaki politike”
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, foli rret...
-
“Turp” “Kurti duhet të kërkoj falje” – Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla
Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes....
-
Mustafa: Në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK do të kemi rritje ekonomike 5%
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për progra...
-
Bekë Berisha jep lajmin e hidhur për vdekjen e nënës
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij. N...
-
Berat Rukiqi: Kryeministri po i fsheh takimet me bizneset
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti ...