Rasti i vdẹkjẹs së zyrtarit të FSK-së, KMDLNj kërkon që të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 11 November 2024
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari pas rastit të vdekjes së zyrtarit të FSK-së, Liman Musliu.
KMDLNj thekson përmes një reagimi për media se edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre.
“Me rënien e temperaturave , kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve ( punëdhënësve ) e që duket se nuk po ndodhë”.
Ky këshill njëherësh ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës , ekipeve mobile që do të inspektonin kantieret e ndërtimit , nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre.
“ Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj – ë rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmën. Gjykatat duhet t’i japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve duke mbrojtur intereset e punëtorëve që pësojnë lëndime , invaliditet apo kanë përfundim fatal . Zhdëmtimi , siç është bërë deri më tani as për së afërmi nuk përmbush nevojat e viktimave dhe familjeve të tyre”.
“Është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut që i punësuar përmes punës dhe pagës ta sigurojë një jetë të dinjitetshme për vete dhe familjen gjë që nuk është përmbushur në rastin e Liman Musliut i cili , përveç punës në FSK – ë ka qenë i detyruar ta bëjë edhe një punë shtesë e që i ka kushtuar me jetë. KMDLNj – ë kërkon përgjegjësi për ata që kontribuan për këtë përfundim tragjik sikur që kërkon drejtësi për të ndjerin dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e KMDNj-së.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...