Lajme

Rasti i të moshuarës në Pejë, reagon kryeministri Albin Kurti

Autori: Islam Morina 22:30 | 02 November 2022

Për rastin e dhunimit makabër të të moshuarës në Pejë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një statusi në Facebook, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti ka thënë se ajo që pamë sot ishte e tmerrshme dhe se institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën janë ajtivizuar dhe kanë vepruar.

Postimi i plotë i kryeministrit:

-Advertisement-

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera